Saturday , 20 January 2018

PERFUNDON AFATI PARABURGIMIT, LIROHET ERGYS FASLIA

Ergys Faslia i cili u arrestua pasi dyshohej si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte terroriste në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael, u lirua ditën e enjte. Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për Faslinë ka mbaruar afati i paraburgimit dhe gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Prokuroria e krimeve rë rënda akuzoi 31- vjecarin si kreun e grupit që do kryente sulme ne stadiumin “Loro Borici” gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, por organi i akuzës nuk paraqiti asnjë provë. Ndaj Faslise Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa prokuroria vijon hetimet.

Ergys Faslia punonte berber në qytetin e Shkodrës, e së bashku me tre persona të tjerë, njëri prej tyre  mjeku Bekim Protopapa po nga qyteti i Shkodres u arrestuan në nëntor të 2016, si të lidhur me organizatën terroriste ISIS dhe militantë të saj me origjinë shqiptare dhe kosovare dhe se dyshohet se po planifikonin një sulm me armë kundër kombëtares izraelite në Shkodër. Por një vit pas arrestimit të gjithë janë liruar nga gjykata si shkak i mungesës së provave nga prokuroria e krimeve te renda.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …