PERFUNDON AKTIVITETI LETERSIA, SI VEND KUJTESE

Aktiviteti me teme Letersia, si vend kujtese eshte zhvilluar per te dyten dite rradhazi pasditen e se Premtes ne qytetin e Shkodres. Edhe ne kete takim te dyte u diskutuan tema dhe ngjarje nga regjimi i eger komunist. Ndryshe nga takimi i pare, paneli i te ftuarve ishte i ndryshem, ku kete here te pranishem ishin dy figura te njohura, si publicisti Prec Zogaj dhe gazetari Alfred Lela. Ky i fundit u shpreh se me ane te ketij aktiviteti duket sikur i jemi larguar fizikisht te kaluares, por here pas here vendit ku jetojme i shfaqen sjellje qe ngjasojne me te kaluaren.

Ai shtoi se te shikuarit mbrapa i sherbejne se ardhmes qe gabimet e se kaluares te mos perseriten me.

Aktiviteti Letersia, si vend kujtese u zhvillua per dy dite me rradhe ne qytetin e Shkodres dhe synimi i ketij aktiviteti ishte qe te rinjte te njiheshin me anen e erret te regjimit te eger komunist dhe me demet qe ka shkaktuar te populli shqiptar.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …