Monday , 11 November 2019
Breaking News

PERFUNDON PAS 5 VITESH NDERTIMI I KOPESHTIT NE LEZHE

Pas 5 vitesh pritje fëmijet parashkollor në Lezhë janë akomoduar në ambjente të reja. Investimi i nisur në vitin 2014 për ndërtimin e kopeshtit “Beselidhja” pas shembjes së godiës ekzistuese ka përfunduar. Por kjo godinë në të cilen janë akomoduar 150 fëmijë nuk i përmbush nevojat, ndaj autoritet lokale kanë premtuar ndërtimin e një kopeshti tjeter në qytetin e Lezhës, pasi lëvizjet demografike gjatë viteve të fundit kanë sjellim shtim të popullsisë.

Godina e kopeshtit “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës ka kushtuar 51 milion lekë dhe është financuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Lezhë, duke i dhënë në këtë mënyre zgjidhje akomodimit të fëmijeve të cilëty prej 5 vitesh ishin zhvendosur në ambjentet e konviktit të shkollës profesionale në kushte aspak të përshtatshme.

Lexoni dhe kete

FESTA NDËRKOMBËTARE E HUMORIT MBLEDH MË TË MIRËT E HUMORIT

Festa Ndërkombëtare e Humorit do të mbledhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës aktorët më të …