Breaking News

PERFUNDON RIKONSTRUKSIONI I GJIMNAZIT TE RRESHENIT

Gjimnazistet e qytetit të Rrëshenit tashmë do të marrin dije në një ambjent bashkohor dhe standarte. Me fonde të qeverisë Shqiptare është bërë i mundur rikonstruksioni i plotë i gjimnazit të Rrëshenit, ku aktualisht mësojnë 370 nxënës. Për të parë nga afer përfundimin e punimeve ishte e pranishme Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Lindita Nikolla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj. Në fjalen e sajë Nikolla theksoj se rikonstruksioni i këtij gjimnazi është një ndër investimet më cilesore dhe ka të gjitha standartet për të funksionuar dhe si shkollë qender komunitare.

Nga ana tjeter kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj, ju bëri thirrje nxënësve dhe stafit pedagogjik që ti mirbajne ambjentet e kësaj shkolle.

Kjo shkollë e rikonstruktuar tashmë i plotëson të gjitha nevojat e nxënësve, që nga kabinetet, sistetimin qëndror të ngrohjes e deri tek terrenet sportive. Kjo ndërhyrje ishte mjaft e domosdoshme, pasi në këtë shkollë nuk ishte investuar prej shumë vitresh.

 

Lexoni dhe kete

SINDIKATA E ARSIMIT, ANKESA NDAJ DAR SHKODER

Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër po mundohet të lërë mënjanë bashkëpunimin me Sindikaten e Arsimit. Është …