Saturday , 15 August 2020

PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “BRIOTI”

Një zonë e konsideruar informale, i është bashkuar pjesës urbane të qytetit të Shkodrës. Përfundimi i rikonstruksionit të rrugës “Brioti” në lagjen nr. 3 të qytetit, ka ndryshuar ndjeshëm jetën e mbi 60 familjeve. Duke inspektuar rrugën e përfunduar, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka nënvizuar se Kadastra duhet të nisë sa më parë formalizimin e pronave dhe banesave në këtë zonë.

Tashmë që kjo rrugë ka përfunduar, banorët falënderojnë për investimin Bashkinë e Shkodrës, duke e vlerësuar rikonstruksionin e rrugës “Brioti” një tjetër premtim të mbajtur.

Investimi me vlerë 17.8 milion lekë të reja, është realizuar nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës dhe zgjidh përfundimisht problemet shumëvjeçare të banorëve që kanë ndërtimet e tyre në këtë zonë.

Lexoni dhe kete

BASHA: QEVERIA DËSHTOI PËRBALLË PANDEMISË

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve duke iu referuar situatës që po …