Wednesday , 24 July 2019

PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS NË BERDICË E SIPËRME

Pas 30 viteve, banorët e lagjes “Kastrat” në Berdicë të Siperme do të lëvizin në një rrugë me standarte optimale. Falë investimit të Bashkisë së Shkodrës është mundësuar sistemimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, e cila ka një densitet të lartë banorësh në gjatësinë e saj. Me një fond 6,7 milion lekë të reja, është bërë e mundur të ndërtohen 270 metër linear kanalizime të ujrave të bardha dhe ndërhyrje të tjera.

Gjatësia e rrugëve të rikonstruktuara në Njësinë Administrative Berdicë kalon 4 km gjatësi.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …