Saturday , 14 December 2019

PERFUNDON RIKONSTRUKSIONI I URES NE MABE

Bashkia Lezhë ka përfunduar rikostruksionin e urës mbi lumin drin që lidh fshatin Mabë me Barbullushin, e cila ishte amortizuar prej vitesh dhe në kohë prurjesh të shumta të lumit ishte bërë shqetësim dhe pasiguri për jeten banoreve të kësaj zone.

Gjithashtu bashkia ka rehabilituar dhe asfaltuar rruget e brendshme të këtij fshati të cilat kishin degraduar plotësisht. Përfundimi i këtyre investimeve u inspektua nga Nënkryetarja e Bashkisë Alfrida Marku e cila tha se është krijuar lehtësi lëvizje për banoret e kësaj zone.

Investimi për rikostruksionin e kësaj ure së Mabes kapi vleren e 6.5 milion lekëve të reja, investimi ky i realizuar me të ardhurat e Bashkisë Lezhë.

Lexoni dhe kete

“TRE VETE NE NJE VARKE PA LLOGARITE NIK PREL MUJEN”

Në datat 12, 13, 14 dhe 15 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodres shfaqet premiera …