Këtë të shtunë, KQZ bëri një demonstrim të mënyrës së identifikimit biometrik.
Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.
Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.