Tuesday , 17 October 2017

PERGJEGJESIA PER KAFSHET E RRUGES

Një grua është sulmuar nga qenët e rrugës, që natyrisht nuk I përkasin askuj. Për pasoj kjo e fundit është rrëzuar nga bicikleta dhe ka pësuar dëmtime të rënda.  Fatmirësisht përvec dëmtimeve fizike e moshuara është jashtë rrezikut për jetën. Por nëse këta qenë në kushte rruge të cilët sulmoin njerëz cdo ditë, dhe në shumë raste edhe kafshohen, kush mbanë përgjegjësi për dëmin që shkaktohet, sic është rasti konkret?  Pushteti vendor në raste të tilla do duhet të ishte më I angazhuar me qëllim ruajtjen e jetës së banorëve të njësisë që administron. Pavarësisht se janë dhënë fonde për sterilizimin dhe kujdesin ndaj kafshëve në gjëndje rruge, sërish kjo nuk mjafton.

Dëmi I shkaktuar nga këto kafsh rruge ka një faturë morale, fizike dhe materjale, e cila duhet paguar. E në rastin tonë kjo faturë paguhet nga personi I dëmtuar. Ndërkohe që kujdesi do duhej të ishte I gjithëanshëm. Kafshët në gjendje rruge do duhej të kishin kujdes më të madh nga institucionet vendore përmes edhe organizatave vullnetare apo përmes vullnetarëve të ndryshem.  Duke ruajtu kështu edhe jetën e qytetarëve. Aktualisht në Shkodër sipas statistikave nga shërbimi veteriner pranë  Drejtorisë së Bujqësisë janë rreth 250 qenë në kushte rruge. Ka një projekt për sterilizimin e tyre dhe strehimin por që është I pa mjaftueshem dhe përballohet vetëm nga vullneti I mirë I dashmirësve të këtyre kafshëve.

Por nga ana tjetër askush nuk merret me largimin e këtyre kafshëve nga rruga, të cilat janë kthyer në panik për qytetarët. Krijimi I strehimoreve dhe sterilizimi I tyre shmangë edhe tragjeditë. Ndërsa mësohet se në urgjencat e Shkodërs ndodhen sasi të limituara të vaksinave kundër tërbimit. Ajo që është më e rëndësihmja nga kafshimi I kafshëve në kushte rruge dhe dëmi që ato shkaktojnë kush duhet të përgjigjet, dhe kush është pronari I saj. Bashkia, organizatat në mbrojtje të tyre apo faji është I personit të dëmtuar I cili të vetmin faj ka se është kafshuar nga kafsha.

Lexoni dhe kete

DEGA FIZIKE, VETEM 5 REGJISTRIME! RREZIKON MBYLLJEN

Fakulteti i shkencave te natyres ka nje renie te ndjeshme te regjistrimit. Nga 488 kuota …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin