Thursday , 19 April 2018

PERKEQESOHET SITUATA NE ZONAT E PERMBYTURA

Reshjet e shiut vijojnë të jenë të pranishme në territorin e Bashkisë Shkodër. Si rrjedhojë, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim dhe sipërfaqja totale është mbi 1.850 Ha. Deri në këto momente, janë mbi 450 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë decorative. Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave. Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore: Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku këmbëngul për të shpallur gjendjen e emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë jeta e popullatës dhe gjësë së gjallë.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …