PËRKUJTOHEN DITËT E QËNDRESËS ANTI-KOMUNISTE

Tre ditëshi i Qëndreses Antikomuniste që nisi në Spaçe njohur ndryshe si revolta e Spaçit dhe më pas me revolten e Qaf Barit, është përkujtuar sot me kurora me lule tek memoriali i vendosur në qëndër të qytetit të Shkodrës. Nebil Çika Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik u shpreh se jemi në një periudhe të instalimit të diktaturës së re.

Nga ana tjetër në këtë përkujtim ishin të pranishëm edhe Kryerbashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, Luigj Mila organizator dhe kontribues kryesor si Drejtues i Komisionit Dioqezian Drejtësi dhe Paqe për ngritjen e memorialit si dhe Zenel Drangu nga shoqata e të persekutuarëve politik në Shkodër.

Një vit më parë nën kujdesin e Bashkisë së Shkodrës dhe me iniciativë të Komisionit Dioqezian Drejtësi dhe Paqe dhe me mbështetje financiare nga donatore të ndryshem u ngrit në Shkodër memoriali kushtuar qëndreses anti-komuniste.

Lexoni dhe kete

HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të …