PERKUJTOHET 13 DHJETORI I 1990-es

Është përkujtuar 27 vjetori I demonstratës antikomuniste të 13 dhjetorit 1990 ku Shkodranët e rrëzuan të parët bustin e Enver Hoxhës. Shkodranët ishin të parët në Shqiperi që hodhen në ere bustin e diktatorit Enver Hoxha duke i hapur rruge me pas edhe zhvillimeve te tjera demokratike ne te gjithe vendin. Për protagonistët e asaj kohe sot ajo shpresë e rinisë është zvenitur dhe se hapat e shqipërisë janë shumë të ngadaltë.

Shoqata antikomuniste “13 Dhjetori” më pas u zhvendos ta përkujtojë në një ambjent privat këtë datë, ku edhe atje mungesat ishin të shumta. Megjithatë mesazhi që ju shkoi drejtuesve lokal ishte i qartë.

Demonstrata e 13 dhjetorit është cilesuar si e para proteste antikomuniste në vendin tonë. Disa muaj më parë dhe pikerisht me 16 janar te atij viti,  nje grup te rinjsh shkodrane hoqen bustin e Stalinit nga qendra e qytetit, duke i dhene nje zhvillim te ri levizjes demokratike ne Shqiperi.

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …