PERKUJTOHET 47-VJETORI I REVOLTES SE SPAÇIT

47-vjetori i revoltës antikomuniste të Spaçit edhe këtë vit e gjeti ish-burgun famkeq në një gërmadhe që po degradon gjithnjë e më shumë.
Ndonësë të paktë në numer për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ish të burgosur politik dhe familjar të tyre u rikthyen në vendin e dënimit për të marrë pjesë në veprimtarine përkujtimore të organizuar me këtë rast.

Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik Nebil Çika u shpreh se në Shqipërisë po i rikthehet diktura dhe e vetmja rruga për ta ndaluar diçka të tillë është rezistenca popullore. Ndërsa përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore Kombëtare e konsiderojnë të pafalshme që simbolit të diktatures komuniste i mungon një muze kujtese.

Apeli për kthimin e këtyre godinave në muze kujtese ka qenë i vazhdueshem, por ende nuk ka marrë vemendjen e institucioneve shtetëtore. Ish burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar.

Lexoni dhe kete

MASAKRA NE LUMIN MAT, REAGON PREFEKTI I LEZHES

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka pranuar masakren që i është bërë Lumit Mat nga …