Monday , 28 September 2020

PERKUJTOHET 552-VJETORI I VDEKJES SE SKENDERBEUT

Eshtë përkujtuar në Lezhë 552-vjetori i vdekjës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Në nderim të kësaj figurë të rëndësishme të kombit shqiptar, drejtues lokal, përfasues të institucioneve, komuniteteve fetare, qytetar dhe nxenes shkollash vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe pranë vendvarrimit të Skëndërbeut.

Në fjalen e tij përshëndetëse Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se figura e Gjergj Kastriotit e bën krenar gjithë popullin Shqiptar.

Në këtë ditë përkujtimore Poeti Agim Doçi, pati një mesazh për të gjithë atë që nuk e kanë vlersuar heroin tonë kombëtar.

Aktiviteti në nderim të 552-vjetorit të vdekjës së Skëndërbut u mbyll më kengë, recitime dhe pjesë muzikore patriotike të cilët u përcollen me mjeshtëri nga artistet e pranishem.

Lexoni dhe kete

NDËRHYRJET E MINISTRISË NË NDIHMË TË TURIZMIT

Pandemia solli një ndikim tepër të madh në sektorin e turizmit. Për këtë, ministria e …