Lezha ka përkujtuar 576-vjetorin e Besëlidhjes së princave Shqiptar një nga momentet më të rëndësishme historike të periudhës së Skënderbeut. Në aktivitet e organizuara nga bashkia për këtë datë të rëndësishme, ishin të pranishem zyrtar lokal e qëndror, historian dhe qytetare të shumtë. Fillimisht u ngrit flamuri dhe u bënë homazhe pranë obeliskut të Besëlidhjes.
Më pas veprimtaria u zhvendos në pallatin e Kulturës. Duke ju referuar tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në fjalen e tijë Ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se nuk kemi nevoje për Besëlidhje të re, ndërsa në të njejtin linje ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Veprimtarite per 576-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës u permbyllen me nje program artistik me motive patriotike.
