Friday , 23 October 2020

PERKUJTOHET 70-VJETORI I “LEVIZJES SE POSTRRIBES”

Eshte perkujtuar levizja e pare anti- komuniste shqiptare ne Postrribe te Shkodres. Fillimisht u zhvillua ceremonia e vendosjes se kurorave prane Lapidarit. Me pas te pranishmit iu drejtuan shkolles se mesme te bashkuar “Adem Haxhija”. Tomorr Alizotaj, kryetari i forumit te perndjekurve prane partise demokratike dhe Ramiz Cobaj, kryetar i partise demokratike dega Shkoder, folen per ndeshkimin me vote ndaj qeverise, pasi sipas tyre eshte pasardhese e partise komuniste.

Pervec familjareve te perndjekurve dhe banoreve te zones, ne kete aktivitet ishte e pranishme edhe kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi.

Nderkohe ne kete aktivitete munguan deputet e PD- se te Qarkut Shkoder, si dhe drejtuesit e qendres per shkak te angazhimeve ne fushaten elektorale te Dibres. Si rezistenca e parë popullore, kundër diktaturës komuniste,  kjo kryengritje me armë hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Evropës. Diktatura komuniste e shtypi këtë përpjekje me gjak, gjatë dhe pas kryengritjes u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga regjimi komunist, 78 burra, fëmijë e të afërm të familjeve të tyre.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: BRENDA VITIT PËRMBUSHIM ANGAZHIMIN PËR MAMOGRAFI NË ÇDO SPITAL RAJONAL

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Lezha deklaroi se brenda vitit do …