Monday , 25 September 2017

PERKUJTOHET 71 VJETORI I KRYENGRITJES SE POSTRRIBES

Është përkujtuar 71 vjetori I “Kryengritjes anti-komuniste të Postrribës”. Fillimisht u vendosen kurora me lule tek memoriali I dëshmorëve të lëvizjes së Postrribës nga drejtues të pushtetit vendor si dhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike, shoqatave të të përndjekurve dhe familjarëve të drejtuesve të kësaj lëvizje. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pasi përshëndeti të pranishmit lexoi edhe mesazhin e Kryetarit të PD Basha.

Nebil Çika Kryetari I Shoqatës “Anti Komuniste” u shpreh se është e pa pranueshme që edhe sot pas 27 vitesh vëndi të drejtohet nga komunistat.

Kryengritja e Postrribës e 9 shtatorit 1946 ishte e para kryengritje anti-komuniste në evropen jug lindore. Kjo kryengritje u shtyp me dhunë duke shkaktuar mjaft të vdekur dhe shkatërrime të shtëpive të banorëve të zonës.

Lexoni dhe kete

PARKIMET E AUTOMJETEVE, PROBLEM NE QYTETIN E KOPLIKUT!

Çeshtja e parkimeve vijon te jete nje problem i pazgjidhur ne Bashkine Malesi e Madhe. …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin