PERKUJTOHET 73-VJETORI I LEVIZJES ANTI-KOMUNISTE TE KELMENDIT

Eshte perkujtuar kete te Enjte 73-vjetori i levizjes se pare Anti-komuniste te Levizjes se Kelmendit ne Malesi te Madhe. Ky aktivitet tashme i kthyer ne tradite, perkujton cdo vit te gjithe ato burra qe sakrifikuan jeten e tyre per lirine dhe dinjitetin e Kelmendit. Fillimisht u vendosen kurora me lule prane memorialit i cili ndodhet ne qendren e Tamares dhe me pas te pranishmit vleresuan kontributin e ketyre heronjve.

73 vite me pare kelmendasit nje nder ta edhe heroi kombetar Prek Cali luftuan duke u perballur me nje nga diktaturat me te egra qe po instalohej ne Shqiperi pas luftes se dyte boterore. Kjo i kushtoi shume zones se Kelmendit por dhe Malesise se Madhe pasi gjate kesaj lufte qe zgjati per rreth nje muaj u bene shume internime burgosje dhe mbi 80 pushkatime. Levizja e pare antikomuniste e 15 shkurtit te vitit 1945 shenoi edhe nisjen e levizjeve tjera qe kishim qellim rrezimin e diktatures qe po vendosej ne Shqiperi.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA, TERHEQ TURISTET E HUAJ E VENDAS

Rruge e cila eshte ne ndertim e siper, ku pjesa me e madhe e saj …