PERKUJTOHET DITA E DESHMOREVE NE LEZHE

E diktuar nga pandemia COVID-19, dita e dëshmoreve në Lezhë u kremtua në një mënyre të pazakonte. Të pajisur me mjete mbrojtëse dhe të distancuar nga njëri tjetri, autoritetet vendore dhe përfaqësuesit e veteraneve vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve të qytetit.

Në fjalen e tyre Prefekti i Lezhës Gjok Jaku dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu vleresuan kontributin e të gjithë atyre që dhanë jeten për lirinë e vendit.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga coronavirusi, numri i pjesmarresve në ceremoninë përkujtimore për diten e dëshmoreve ishte i ulet, ndërsa e gjithë ceremonia u monitoria nga policia për garantuar zbatimin e rregullave të vendosura për mbrojtjen nga COVID-19.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …