Wednesday , 18 September 2019

PËRKUJTOHET “KRYENGRITJA E POSTRIBËS”

Këtë të hënë është përkujtuar në Shkodër 73-vjetori i Kryengritjës së Postribës. Kryengritja e parë anti-komuniste shqiptare e nisur në vitin 1946. Në fjalën e saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tha se mesazhet e Kryengritjes së Postribës janë aktuale më shumë se kurrë. Sipas saj, një diktaturë është instaluar në vend dhe nuk po na lejojnë të drejtën e votës.

I pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili e lidhi atë kryengritje me situatën aktuale në vendin tonë.

Ndërsa, Nebil Çika, kryetar i shoqatës antikomuniste e ish të përndjekurve politik hodhi akuza ndaj qeverisë.

Nuk mund të mungonte edhe një mesazh nga Hamza Kazazi, djali i Jup Kazazit.

Të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në njësinë administrative Postribës ishin përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë dhe banorë të zonës. Para fjalës së organizatorëve, u zhvillua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule pranë memorialit të vendosur në kujtim të heronjve që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut nga regjimi komunist.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …