Friday , 19 January 2018

PERKUJTOHET NE NJE VJETORIN E VDEKJES ARDIAN KODRA

Është përkujtuar në njevjetorin e vrasjes në krye të detyres të oficerit të forcave të ndërhyrjes së shpejte të Shkodrës, Ardian Kodra. Pas vizitave ne familjen Kodra, aktiviteti përkujtimor eshte zhvendosur tek varrezat e Deshmoreve, ku ne kujtim dhe nderim te Ardian Kodres u vendosen kurora dhe tufa me lule.

Komandanti i repartit te ndërhyrjes se shpejte te Shkodres, Artur Prifti, tha se Ardian Kodra e dha jeten për zbatimin e ligjishmerise dhe mbrojtjen e komunitetit.

Oficeri i FNSH Ardian Kodra, u vra me 2 shtator te vitit te kaluar ne Torovice te Lezhes, gjate nje operacioni për arrestimin e David Qoses, i cili po qellonte me arme duke rrezikuar jeten e banoreve. Ardian Kodra u shpall Deshmore i Atdheut.

Lexoni dhe kete

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET 22-VJEÇARI NGA SHKODRA

Policia Kufitare Rinas ka ndaluar një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje. Kështu, specialistët për Hetimin …