Wednesday , 19 February 2020

PËRKUJTOHET “RRETHIMI I SHKODRËS”

Shoqata kulturore atdhetare “Postriba” ka organizuar këtë të dielë një aktivitet kulturor. Në fokus të tij ishte përkujtimi i “Rrethimit të Shkodrës”. Një ngjarje që i përket periudhës 1912 -1913, në një luftë ku ranë heroikisht 60 dëshmorë nga Postriba dhe u plagosën rreth 70 të tjerë. Mësuesi i historisë Agim Thorja, thotë se Postriba ka pasur një ndikim të madh jo vetëm në veri por për të gjithë vendin.

Postriba në vitet 1912 – 1913 u detyrua të lëshojë shtëpi e pasuri dhe të strehohet në qytetin e Shkodrës në rrethim me popullsinë e qytetit. Forcat pushtuese kishin ardhur nga Mali i Zi dhe Serbia për të pushtuar Shkodrën. Rrethimi i Shkodrës zgjati rreth 7 muaj.

Lexoni dhe kete

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Shuhet në moshën 86-vjeçare këngëtarja e famshme, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve …