Wednesday , 25 April 2018

PERKUJTOHET SHKRIMTARI SKENDER DRINI

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur nga Shkodra Skender Drini, Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër në bashkëpunim me Biblioteken e qytetit Shkodër kanë organizuar një takim përkujtimor. Per kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër Zija Vukaj, Skender Drini është një nga shkrimtarët më të mëdhej Shqiptar.

Nga ana tjetër shkrimtari Mustafë Tukaj  u shpreh se Skender Drini përvec se një shkrimtar I madh ishte edhe një njeri I jashtëzakonshem.

Skënder Drini  lindi në Voskopojë në vitin 1935. Mësimet e para i mori në Shkodër ndërsa studjoi për gjuhën dhe letërsin shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel edhe në Shkodër përgjatë viteve 1954-82. ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esset politike për Kosovën edhe Maqedoninë. Pas viteve ’90, ai do të shërbente si diplomat, në Turqi në vitet 1992-1997. Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Tregimet e së shtunës” , “Shqipja e kreshtave tona”, “Shembja e idhujve”,” Midis dy kohëve”, “ Vraje tradhtinë”, “Bajram Curri”, “Njerëzit dhe deti” “Rruga e njeriut”, “Klas”, “Planeti i lodhur”. Për kontributin e tij në kulturë ai është laureat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë. U nda nga jeta me 16 dhjetor 2014.

Lexoni dhe kete

BIBLIOTEKA E LEZHES PASUROHET ME LIBRA TE RINJ

Botimet më të fundit të autoreve të njohur Europian të përkthyera në shqip, tashmë do …