“PERKUJTOJME PER TE SHERUAR DHE PARANDALUAR”

“Edhe muret kanë veshë”. Ishte ky titulli i aktivitetit të organizuar mbrëmjen e së martes para prefekturës së Qarkut Shkodër. Në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, platforma e komunikimit “Edhe muret kanë veshë” synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi krimet e së shkuarës komuniste e të inkurajojë dialog me universitetet, akademikët, komunitetet lokale, të mbijetuarit e krimeve të diktaturës komuniste, mediat dhe publikun e gjerë. Aktiviteti ndërgjegjësues u organizua me përmbledhjen e historive personale të të mbijetuarve të krimeve të diktaturës ose të familjeve të tyre.

Përmes artit, projekti synon t’i njohë dhe t’i ftojë për reflektim të rinjtë, komunitetet dhe publikun e gjerë me trashëgiminë e së shkuarës. ”Edhe muret kanë veshë” është vepër komplekse, e para e këtij lloji në Shqipëri për nga përmbajtja sociale dhe dimensionet instalative dhe u shtri në disa qytete të tjera, përveç Shkodrës.

 

Lexoni dhe kete

RRUGES NE LAGJEN “NENE TEREZA”, I VENDOSET EMRI I ALEKSANDER NDOKES

Rruga në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës, nga sot do të mbajë emrin …