PËRMBYLLEN 16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me një aktivitet të titulluar “Reflekto, Respekto”. Merrnin pjesë në këtë takim përmbyllës përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj e të reja që ishin pjesë e angazhimit të përbashkët në këtë mision sensibilizues.

“Është koha të fuqizojmë të mbijetuarat e dhunës. Është koha të flasim. Është koha ta thyejmë heshtjen. Është koha të Reflektojmë, Respektojmë.”, ishte mesazhi i përcjellë nga ky aktivitet përmbyllës.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …