PERMBYLLET PROJEKTI I “ECONORD” PER MJEDISIN

Në përmbyllje të projektiti “Ruatja e Habitateve të një rëndësia të veçantë, me metoda që, prodhojnë zhvillim të qëndrueshem” në Lezhë u zhvillua një takim rajonal ku merrnin pjese të gjitha aktoret e përfshire të 4 qarqeve veriore. Drejtuesja e fondacionit Econord Lindita Manga u shpreh se ky projekt ka patur si qëllim përmiresimin e jetes së qytetareve të Bashkisë Lezhë.

Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi dhe Ambjentalisti Zef Imeraj u shprehen se nisma të tilla janë mjaft të domosdoshme, pasi kanë ndikim tek qytetaret.

Gjatë këtyre muajve fondacioni econord ka mbështetur projekte të vogla, që adresojnë konservimin dhe pasurimin e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshem të burimeve natyrore dhe promovimin e nismave të shoqwrisë civile.

 

Lexoni dhe kete

PIKTURA PER SHTEPINE E TE MOSHUARVE SHKODER

Me rastin e rikonstruksionit të ambjentit të “shtëpisë së të moshuarve” në Shkodër, nxënësit e …