PERMBYLLET PROJEKTI “NE QYTETIN TONE VENDOSIM EDHE NE”

“Në qytetin tonë vendosim edhe ne”. Ishte ky titulli i projektit të prezantuar para pak ditësh në Bashkinë Shkodër dhe u përmbyll këtë të shtunë me një aktivitet në Këshillin Bashkiak Shkodër. Një projekt që vjen si rezultat i bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër, shkollave të Shkodrës dhe Fondacionit Konrad Adenauer. Gjatë aktivitetit përmbyllës, gjimnazistët e qytetit të Shkodres paraqitën problematikat e tyre që duhet të marrin një zgjidhje.

[ Në këtë aktivitet të organizuar gjatë kësaj jave moren pjesë 5 shkolla të përfaqësuara me rreth 150 nxënës. Këto nxënës u morën me 3 tema kryesore të propozuar nga vetë ato, nga bashkia dhe fondacioni Konrad Adenauer. Përzgjedhja e temave ishte e duhur pasi ka pasur shumë diskutime gjatë këtyre ditëve. Njëra temë ishte për një qytet më të pastër dhe një tjetër për luftën kundër korrupsionit. Produkti i kësaj pune shihet edhe nga rezultati në këtë aktivitet përmbyllës. ]

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se kemi vënë në dukje se në degjesat publike mungonte zëri i të rinjve.

Ky projekt u zbatua në disa gjimnaze të qytetit të Shkodrës dhe ka lindur si një ide për të përfshirë të rinjtë në vendimarrje lokale.

Lexoni dhe kete

PREZANTIMI I PRODUKTEVE TURISTIKE PER ALPET SHQIPTARE

Prezantimi i produkteve turistike për promovimin e Alpeve Shqiptare ishte në fokus të një takimi …