PERMBYSET MAKINA NE QYTETIN E LEZHES

Një grua dhe dy fëmijet e saj të mitur u lënduan, pasi makina me të cilen udhetonin u përmbys në rrugë. Aksidenti ndodhi paraditen e së shtunës në bulevardin “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës. Automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM që drejtohej nga një shofere e re humbi kontrollin, duke goditur dy mjete të parkuara në anë të rrugës dhe më pas u përmbys.

Drejtuesja e automjetit dhe dy fëmijet që udhetonin me të u dërguan për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikur për jeten. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se pakujdesia e drejtueses së mjetit është bërë shkak për aksidentin.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …