PERMBYTET IMAZHERIA NE SPITALIN E SHKODRES

Reshjet e shiut të dendura kanë përmbytur repartin e Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës , i cili ndodhet në katin përdhesë të godinës së spitalit ku si shkak i reshjeve të ndendura uji ka depertuar në këtë repart duke shkaktur edhe probleme në punen e stafit mjeksor si dhe tek pacientet, të cilët është dashur të presi deri sa situata të normalizohet për tu diagnostikuar. Nuk raportohen deme në aparatura nga ana e personelit të spitalit. Pasi ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmangen dëmet.

ka qenë vetë personeli i spitalit të Shkodrës që kanë ndërhyrë me mjete rrethanore në largimin e ujit, ndërsa po punohet në gjetjen e defekteve që kanë shkaktuar këtë përmbytje nga sistemi i kullimit të ujërave të bardha dhe të shiut në Spitalin rajonal të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

STUDENTET I RIKTHEHEN PROTESTAVE

Ashtu siç kishin paralajmëruar një grup studentësh janë rikthyer në protestë pas mbi 3 muajsh. …