PERMBYTJET, ADEMI ESHTE GATI TE SHKOJE NE PROKURORI

Gjatë një inspektimi në zonën e Obotit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka siguruar se do të vijojë të kërkojë, me të gjitha instrumentat e mundshëm ligjor e demokratikë, shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto zona.

Madje, Ademi paralajmëron se do të ketë edhe padi në prokurori për shpërdorim detyre si për keqmanaxhim të kaskadës së Drinit por edhe për mos-shpalljen e gjendjes së emergjencës nga strukturat përgjegjëse shtetërore.

E vetmja mundësi për të parë nga afër situatën dhe banorët e kësaj zone është lundrimi me varkat e ushtrisë. Mijëra hektarë tokë bujqësorë ndodhen nën ujë dhe dëmet për banorët e zonës janë të konsiderueshme.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET E SHENDETESISE NE SPITALIN E SHKODRES

Pavarësisht premtimeve të shumta që janë bërë për shëndetësinë, problemet në këtë sektor janë të …