PERMBYTJET, BASHKIA SHKODER NUK KA DERGUAR REZOLUTEN NE QEVERI

Dokumentacioni i hartuar nga Bashkia Shkodër për të shpallur gjendjen e emergjencave civile në një pjesë të territorit të saj, si shkak i përmbytjeve, akoma nuk ka përfunduar në ministri të mbrojtjes. Kjo eshte deklarata e drejtorit te emergjencave civile, Shems Prençi, gjate mbledhjes se rradhes se shtabit te emergjencave civile ne prefekturen e Qarkut Shkoder. Prençi tha se materialin që bashkia i ka dërguar prefektit, e kemi marrë dhe shqyrtuar në komisionin teknik këshillimor dhe ia kemi drejtuar qeverisë.

Nderkohe, n/kryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, e mohoi një deklaratë te tille dhe tha se kërkesa është bërë në komisionin e emergjencave civile.

Nderkohe qe në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile palët vijojnë t’ia hedhin “fajin” njëra-tjetrës mijëra ha tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …