Sunday , 17 January 2021

PËRMBYTJET NË DAJÇ, BUSHATI DHE ADEMI TAKIM ME BANORËT

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati dhe kryebashkiakja Voltana Ademi kanë takuar banorë që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve ditët e fundit.

Administratori i Njësisë Dajç, Gjovalin Darragjati, tha se për 8 vjet kjo qeveri nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne.

Nga ana tjetër Helidon Bushati ka përmendur zotimin e Bashës për të hedhur miliona euro për kanalet kulluese në mënyrë që të evitohen përmbytjet, teksa shton kjo është një qeveri që punon për vete.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi pranoi situatën duke theksuar se Bashkia ka pastruar e vetme 78% të kanaleve të dyta e të treta, teksa shtoi se mund të ishte bërë shumë më shumë nëse qeveria do e kishte politikë vetën financimin për kullimin.

Në njësinë Dajç janë të përmbytura nën ujë mbi 800 hektarë tokë.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …