Zonat e permbytura te lezhes jane inspektuar edhe nga deputeti i partise demokratike ne kete qark aldo bumci. Ai eshte perballur me zemeraten e banoreve te perfshire ne permbytje, duke u shprehur se kjo eshte hera e pare qe ndodhin permbytje te tilla vetem me nje nate rreshje shiu.
Permbytjet ne lezhe nuk jane vetem per faj te natyres, por pergjegjsi e qeverise ne mos marrjen e masave. Kjo eshte deklarata e deputetit demokrat ne qarkun e lezhes Aldo Bumci. Sipas tij mungesa e energjise per gati 12 ore krijoi kete situate, e kjo per shkak se nuk u nderhy ne kohe dhe se po u jepet rendesi fasadave e jo jetes dhe prones se qytetareve.
Partia Demokratike ka kërkuar sot që qeveria të marrë masa të menjëhershme për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura. Zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj në emër të demokratëve i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa ka akuzuar qeverinë se ka reaguar me vonesë.
“Deputetët dhe strukturat e Partisë Demokratike gjenden pranë familjeve dhe të afërmve të viktimave në këtë ditë dramatike për to. Ne dënojmë reagimin me vonesë dhe të pakoordinuar të qeverisë, e cila si gjithnjë është prezent në ekran por mungon aty ku duhet, aty ku njerëzit kanë nevojë. Qeveria dhe Edi Rama, vihen në lëvizje vetëm kur moti i keq shkakton viktima. Asnjë plan prej tyre për të marrë masa parandaluese, asnjë vizion për këto zona që gjithnjë vuajnë nga reshjet dhe nga moti i keq i dimrit”, tha Nebiaj. Partia Demokratike i ka bërë apel kryeministrit të marrë masa, që të mos ketë më viktima dhe të mos përsëritet situata e së martës, ku tre persona humbën jetën si pasojë e motit të keq.