Friday , 15 January 2021

PËRMBYTJET NË SHKODËR, PRITET RËNDIM I SITUATËS

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë një sërë problematikash në zona të caktuar.

Për shkak të reshjeve fshati Obot është një ndër zonat me një sërë problemesh, kryesisht në kalimin e automjeteve në rrugë për shkak të sasisë së madhe të ujit.

Ndër të tjera mësohet se banorët kanë nevojë për ujë të pijshëm pasi për shkak të situatës është bërë dhe fikja e pompave që i furnizon me ujë të pijshëm banorët e fshatit.

Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ishte në Obot, një ndër zonat më problematike. Ademi tha se situata është përkeqësuar.

Rruga e Obotit është e pakalueshme, dhe pak më parë ka mbërritur një mjet i ushtrisë për të bërë transportin. Sipas saj deri më tani nuk ka nevojë për evakuime, por ka dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, ku nën ujë janë rreth 1600 ha tokë.

Lexoni dhe kete

DËMTIMI I SHTYLLAVE NË PEDONALE NË SHKODËR

Dëmtimi i shtyllave nga persona të papërgjegjshëm vijon të jetë një problematikë serioze në Bashkinë …