Bashkia Shkodër vijon të raportojë për situatën në zonat e përmbytura në territorin e saj. Bashkia njofton se ka shtim të prurjeve të Lumit Kir, ndërkohë sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 748 hektarë.
Në njësinë Ana e Malit, tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç).
Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Në njësinë Bërdicë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshatin Zues.