PERMBYTJET, REAGON KESH

INFORMACION PËR PUBLIKUN
Nisur nga situata hidroenergjetike e ditëve të fundit në liqenet e kaskadës së Drinit si pasojë e reshjeve të shumta
dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrirje të pjesës së madhe të dëborës, KESH po ndjek në dinamikë
treguesit hidroenergjetike në kaskdën e Drinit dhe informon strukturat përkatëse të pushtetit qëndror dhe lokal.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sjell në vëmëndje se Hidrocentralet në Kaskadën e Drinit janë ndërtuar për
qëllimin primar të prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet shfrytëzimit me efektivitet të burimeve hidrike duke
garantuar në të njëjtën kohë mbajtjen dhe rritjen e sigurisë dhe jetëgjatesise së veprave. Duke marrë parasysh
rëndësinë e jashtëzakonshme të digave të ndërtuara në kaskadë dhe sidomos atë të Fierzës, kompromentimi i të
cilave do të sillte pasoja katastrofike për jetën e shtetasve shqiptarë dhe ekonominë e vendit, garantimi i treguesve
të sigurisë së këtyre digave merr rëndësi të veçantë.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është e ngarkuar për administrimin e veprave të kaskadës në lumit Drin
sipas protokollit të përcaktuar në Rregulloren e Shkarkimit të Plotave, e cila është hartuar në vitin 1988 nga një
grup ekspertësh të shquar të asaj kohe, është miratuar nga dy këshilla shkencorë (Institutit të Studimeve dhe
Projektimeve dhe Institutit të Ndërtimit) dhe është ratifikuar nga Ministria e Energjitikës dhe Ministria e Ndërtimit.
Që prej datës 28 Shkurt 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po zbaton një rregjim racional operimi që
synon uljen/ruajtjen e kuotave në të tre liqenet nëpërmjet ngarkimit maksimal të agregateve dhe kryerjen e
shkarkimeve të detyruara në mënyrë të kontrolluar nga HEC-et e kaskadës së Drinit. Ky rregjim operimi është
propozuar nga Sekretariati Teknik sipas përcaktimeve të Rregullores së Trajtimit të Plotave dhe në pararendje të
një situate të pritshme me reshje të shumta për periudhën vijuese dhe eshte miratuar nga Komisioni i Posaçëm i
Trajtimit të Plotave (në vlerësim të riskut hidrik dhe nevojes së masave paraprake).
Bazuar në parashikimet e Rregullores së Trajtimit të Plotave dhe vendimarrjen e Komisionit të Posaçëm KESH sh.a.
po operon kaskadën duke mbajtur nivelin në liqenet ujëmbledhëse nën kuotat maksimale të lejuara për periudhën
1 Mars – 1 Prill, me qëllim ruajtjen e sigurisë së digave dhe rezervimin e ujit për aq sa është e mundur, duke
minimizuar në maksimumin e mundshëm pasojat që mund të vijnë për zonën e Shkodrës.
Më 2 Mars 2018, rezervuari i HEC Fierzë ndodhej në kuotën 290.75m dhe plota maksimale natyrale e kaskadës
(prurjet e njëkohshme në të tre HEC-et) rezultoi në 2,800 m3
/sek (1,120 m3
/sek në HEC Fierzë, 1,130 m3
/sek në
HEC Koman dhe 550 m3
/sek në HEC Vau Dejës). Siç parashikohej, prurjet vazhduan të ishin tepër të mëdha për
pesë ditë radhazi për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës. Gjatë periudhës 2-6 Mars 2018 reshjet
sollën në liqenet e HECeve të kaskadës në lumin Drin rreth 838 milion m3 ujë (me prurje maksimale natyrale deri
2,488 m3
/sek) nga të cilat rreth 330 milion m3 ujë janë mbajtur/rezervuar në liqenet e kaskadës (duke lehtësuar në
maksimumin e mundshëm administrimin e prurjeve në rrjedhën kryesore dhe në degëzimet e lumenjve që
ushqejnë lumin Drin) dhe pjesa tjetër prej 508 milion m3 ujë janë përpunuar/administruar me rregjim shkarkimesh
të kontrolluar nga HEC Vau Dejës duke arritur në nivelin e rreth 1,500 m3
/sek (turbina+porta). Nëse nuk do të
ishte zbatuar ky rregjim shfrytezimi (perpunim+shkarkim) atëherë duke filluar që nga data 5 Mars 2018 shkarkimet
e detyruara nga HEC Vau Dejës do ishin mbi 2,400 m3
/sek (apo të paktën 62% më të larta se shkarkimet aktuale
prej rreth 1,500 m3
/sek), të ngjajshme me shkarkimet e viteve 2010-2011, pasojat e të cilave jane të njohura për
publikun.
Të dhënat hidroenergjitike të kasadës së Drin sot më datë 7 Mars 2018 ora 11:00 rezultojnë: HEC Fierzë ndodhet
në kuotën 294.66 m dhe prurje 1,200 m3
/sek, HEC Koman në kuotën 171.36 m dhe 600 m3
/sek prurje anësore dhe
HEC Vau Dejes në kuotën 75.16 m dhe 200 m3
/sek prurje anësore, plota natyrale rezulton 2,000 m3
/sek.
Shkarkimet e kontrolluara nga HEC Vau Dejës, dukshëm rreth 50% të volumit të prurjeve natyrale janë evidencë
më se e qartë dhe lehtësisht përgënjeshtron pretendimet e palëve të ndryshme që mundohen ta paraqesin KESH
sh.a. si shkaktarin e prezencës se ujit në disa zona të Nj.A. Ana e Malit (Oblikë, Goricë dhe Obot). KESH sqaron
opinionin publik se në këto zona ka patur vërshim të ujrave në disa parcelave si rrjedhoje e reshjeve të dendura të
shiut të datës 2 Mars 2018 e në vijim dhe se shkarkimet e kontrolluara nga Hidrocentralet nuk janë shkaktar i tyre.
Stafi i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare është në gadishmëri dhe përveçse vijon të ndjekë në dinamikë
parametrat hidroenergjetikë të kaskadës, po bashkërendon veprimet me të gjitha strukturat përkatëse të pushtetit
qëndror dhe lokal dhe strukturat e Emergjencave Civile sipas fushave të tyre të përgjegjësisë, për t’i paraprirë çdo
ngjarje potencialisht të mundshme. Sa më sipër, gjykojmë se çdo përpjekje për “spekulime politike” mbi situatën
aktuale, përveç se keqinformojnë publikun, nuk i shërbejnë përmbushjes së misionit të përbashkët për përballimin
e situatave të vështira në mbështetje të komunitetit, nuk përbëjnë zgjidhje të problemit dhe njëkohësisht dëmtojnë
imazhin e shoqërisë KESH sh.a. si shoqëri pronë shtetërore në shërbim të publikut dhe ekonomisë së vendit.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …