Me ndërprerjen e reshjeve situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë ka nisur të përmiresohet.
Sipas të dhënave niveli i ujit ka rënë me rreth 40 cm, por sërish mijera hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura dhe situata më problematike paraqitet në Zadrimë dhe fushe e Torovicës.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu bën të ditur se të gjitha familjet që kanë patur probleme janë asistuar nga kjo njesi vendore.
Rruga që lidh fshatrat e Njesisë Administrative Ungrej me Kallmetin vijon të jetë e bllokuar dhe sipas Ndreut po studiohet mënyre e një ndërhyrja aty dhe në lagjen e spitalit ku ka patur rrëshqitje dherash.
Dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje janë të mëdha kryesisht në sektorin e bujqësise, por vlersimi i tyre do të bëhet pas tërheqjes të plotë të ujit.