Tuesday , 16 January 2018

I PËRMENDI GRUAN E NËNËN, SI E VRAU POLICI PUNONJËSIN E IT

Pendohet autori: Nuk doja ta vrisja
Dy kolegët dyshohet të kenë qenë të dehur

I përmendi gruan dhe nënën, polici vret me armën e shërbimit punonjësin e IT-së në Drejtorinë e Policisë së Dibrës. Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë dje në Dibër ku efektivi i policisë Naim Muliu, 55 vjeç, qëlloi punonjësin e IT-së po në këtë drejtori, Ardian Roçi, 51-vjeç. Gjithçka ka ndodhur pas në konflikti të çastit mes tyre teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi në Pikën Kufitare të Bllatës në Peshkopi.

Burime pranë policisë së Dibrës bëjnë të ditur se viktima ka marrë dy plumba një në qafë dhe një në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter në drejtim të Tiranës. Të dy ata udhëtonin me automjetin e policisë, autori ka qenë drejtues i mjetit e viktima pasagjer, mes tyre ka pasur fillimisht konflikt me fjalë ndërsa më pas janë përleshur. 51-vjeçari ka humbur kontrollin duke i përmendur deri edhe nënën e gruan shokut të tij. Kjo dyshohet të ketë ndikuar në acarimin e mëtejshëm të situatës dhe në përleshjen e tyre, nga ku më pas efektivi i policisë ka nxjerrë armën e krimit duke e qëlluar kolegun e tij, me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka përshkuar edhe në gjoks.

(Viktima Ardian Roçi, punonjës i IT-së në Drejtorinë e Policisë Dibër)

Viktima dhe autori punonin kryesisht bashkë dhe madje sipas dëshmive të kolegëve të tyre, ishin madje miq të ngushtë. Dje ata janë nisur me shërbim në pikën kufitare të Bllatës, ku specialisti i IT-së do të bënte ca riparime në disa antena dhe në sistemin e brendshëm të doganës. Në kthim, dyshohet se ata kanë pirë gjatë rrugës në zonën e Maqellarës, kryesisht i ndjeri, i cili njihej nga kolegët e tij për tejkalimin herë pas here të masës së alkoolit.

Ka qenë vetë Naim Muliu, pasi ka qëlluar me armë Roçin e ka transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Peshkopisë dhe është dorëzuar në polici. Në dëshminë përpara grupit hetimor ai ka deklaruar se nuk donte ta vriste kolegun e tij, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. “Nuk doja ta vrisja. Nxora armën pas një konflikti që nisi, por nuk doja ta vrisja”, ka thënë ai.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …