Monday , 21 January 2019

PERMIRESOHEN KUSHTET E SIGURISE RRUGORE NE VEND

Treguesit e aksidenteve rrugore janë përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor të këtij vitit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, aksidentet kanë regjistruar një rënie me 26.6% krahasuar me po të njëjtën periudhe të një viti më parë, çka nënkupton edhe një përmirësim të kushteve të sigurisë.

Statistikat paraqiten pozitive edhe sa i takon numrit të të aksidentuarve, i cili është ulur me 27.2% është evidentuar gjithashtu edhe numri i të aksidentuarve. Nëntori numëron 171 persona të aksidentuar nga 235 që ishte një vit më parë. Drejtuesit e mjeteve janë edhe shkaktarët kryesorë të aksidenteve të ndodhura gjatë muajit të kaluar, me 75.4% të rasteve. Ndërsa, ka regjistruar rënie me 10.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aksidenteve të ndodhura si pasojë e sjelljes së këmbësorit, që gjatë nëntorit përbënin edhe 21.9% të rasteve të aksidenteve.

Aksidentet më të shumta janë shkaktuar nga grupmosha 25-35 vjeç, ndjekur nga ajo 35-45 vjeç. Ndërsa, Tirana vijon të mbetet qarku më problematik me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, ku numërohen 50 gjatë nëntorit. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka pësuar rënie pasi nëntor 2017 numëronte 84 aksidente të ndodhura. Ndërkohë, në qarkun e Dibrës është numëruar asnjë aksident gjatë muajit të kaluar.

Lexoni dhe kete

DEBORA SHEMB STREHEN E KARBURANTIT, VDES 1 PERSON NE SHKODER

ShkoderInformacion ParaprakMe date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur karburanti “Gega Oil” në hyrje të Shkodres …