PERMIRESOHET SITUATA E KRIJUAR NGA MOTI NE QARKUN LEZHE

Situata e krijuar nga moti në Qarkun e Lezhës ka nisur të përmiresohet. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit në zonat e uleta dhe bregdetare ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonen malore në lartesite mbi 400m ka prezencë dëbore dhe ngricave nga ulja e temperaturave.

Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk ka sipërfaqe të tokës bujqësose dhe ato depresive me prezence ujit. Hidrovorët janë në gatishmeri teknike për punë dhe në baesent e tyre, niveli i ujit është në kuota normale.

Në Bashkinë Mirditë, ka prezecë dëbore, kryesisht në nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kaçinar dhe Kthelle, ku trashësia e saj varion 0.5-30cm.

Rruget rurale e bashkiake, janë të kalushme. Disa segmente në nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria është me zinxhirë. Gjatë ditës së mërkure bashkia ka organizuar punen për të nderhyrë në këto segmente, ndërsa rruget nacionale dhe ajo e kombit, janë të kalueshme pa probleme.

Gjithashtu është normalizuar dhe furnizimi me energji elektrike në të gjitha zonat e Qarkut të Lezhës.

Lexoni dhe kete

U RINDERTUA PAS TERMETIT, PALLATI NE LEZHE I KYÇUR

I inauguruar prej gati 1 muaj nga kryeministri Edi Rama, pallati 88 në lagjen “Skëndërbeg”, …