Situata me Covid-19 ka njohur një përmirësim të ndjeshëm në Shkodër. Një gjë e tillë pranohet nga drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti. Ai thekson se janë vetëm 6 pacientë të shtruar në spital më Covid.
Dajti foli edhe për vaksinën, ku bëri apel për tu vaksinuar…
Edhe në të gjithë vendin ka një rënie të ndjeshme të rasteve pozitive me virusin, ku në javët në vijim shpresohet një lehtësim më i madh i masave.