Sunday , 8 December 2019

PERPLASEN 2 AUTOMJETE, PLAGOSEN 3 PERSONA

Dy automjete janë përplasur mes tyre tek kryqëzimi i Shenkollit përgjatë superstradës Lezhë – Milot, ku mbeten të plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Aksidenti u regjistrua pasditen e së premtes ku u përplasën një autoveturë audi me targa AA 781 UD që drejtohej nga shtetasi L.Ç. banues në Shkodër dhe një kamioncinë me targa AA 685 BI që drejtohej nga 51 vjeçari me iniciale M.GJ. banues në Kurbin.

Për pasojë është lënduar shtetasja me iniciale D.Gj. 18 vjeçe, banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në Shkoder, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.

Nga verpimet paraprake dyshohet se shkak per aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga ana e këmbësores, duke sjelle manovrën e autoveturës në tentative për të shmangur përplasjen.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …