Thursday , 6 October 2022

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

Katër persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy motorçikletave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkures pranë kryqëzimit të Gjadrit, ndërsa të plagosur mbeten 2 turiste të huaj dhe 2 përsona nga fshati Gjader i Lezhës.

Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili është i 4 që ndodh në harkun kohor të 3 diteve në rruget e Qarkut të Lezhës, me një bilanc 7 persona të plagosur.

Lexoni dhe kete

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi …