PERPLASEN DY AUTOMJETE, PLAGOSEN DY PERSONA

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në autostraden Milot-Mamurras. Aksidenti ndodhi mëngjesin së premtes pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Sipas policisë, një mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një 48-vjeçar.

Për pasojë mbetën të lënduar shtetsja S.LL 19-vjeçe nga Mirdita dhe 23 vjeçari E.S nga Lezha. Ata ishin të dy pasagjerë në makinën e 48-vjeçarit dhe janë dërguar për ndihme mjekesore në spital ku bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …