Saturday , 27 November 2021

PERPLASEN DY MAKINA, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR

1 person humbi jeten dhe një tjeter u plagos rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë – Shkodër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit të së martës në afersi të kryqëzimit të Dajçit dhe sipas policisë automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola.

Nga aksidenti gjeti vdekjen e mënjehërshme Zyhdi Meti si dhe u plagos shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Për nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit me vdekje është bërë parakalimi i gabuar i mjetit me drejtues shtetasin Vilson Tola, duke sjellë edhe përplasjen e fortë.

Viktima ishte nga Shkodra dhe tregtonte shpend në Lezhë. Ndërkohë nga aksidenti u bllokua per rreth 1 ore superstrada Lezhë-Shkodër dhe është u devijua qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …