Monday , 21 January 2019

PERPLASEN DY MJETE, PLAGOSEN 5 PERSONA

Pesë përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në supestraden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë ures së Milotit, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç dhe A.T. 24 vjeç banues në Shkodër, të cilët udhëtonin në mjetin tip Ford Focus dhe ndodhen në spitalin rajonal Lezhë, si dhe K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët udhëtonin në mjetin tip Golf dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Të plagosurit që ndodhen në spitalin e Lezhës, por edhe në Tiranë, sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeve, duke sjellë përplasjen kokë më kokë, ndërkohë që dhe rruga ka qenë me lagështire si pasojë e reshjeve të shiut. Aksidenti solli bllokimin e superstrades duke krijuar trafik të rëndëuar për rreth 1 orë.

Lexoni dhe kete

DEBORA SHEMB STREHEN E KARBURANTIT, VDES 1 PERSON NE SHKODER

ShkoderInformacion ParaprakMe date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur karburanti “Gega Oil” në hyrje të Shkodres …