PERPLASEN DY MJETE, PLAGOSEN DY PERSONA

Përplasja e dy automjeteve në supersrtradën Lezhë – Shkodër ka sjellë plagosjen e dy personave, por fatmirsisht jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti mbremjen e se enjtes në afërsi të kryqëzimit të Gocajve ku u përplasën një autoveturë dhe një automjet tip fuoristradë.

Përplasja mes dy mjeteve ka qënë e fortë, ndërsa fuoristrada në tentativë për të shmangur aksidentin ka monovruar duke përfunduar në kanal pasi më parë kishte goditur autoveturën. Të plagosur janë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet në lidhje me këtë aksident, ndërsa dyshohet fillimisht se shkak për këtë aksident ka qënë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe humbja e kontrollit të tij nga ana e drejtuesit të saj.

Lexoni dhe kete

LEVIZTE ME DOKUMENTE TE FALSIFIKUAR, ARRESTOHET 42-VJEÇARI NE SHTOJ I RI

ShkodërPërdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër …