Thursday , 15 April 2021

PERPLASJA E DY MJETEVE NE SUPERSTRADE, HUMB JETEN NJE PERSON!

Perplasja e dy mjeteve ne superstraden Lezhe lac ka shkaktuar vdekjen e nje personi, ndersa drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin eshte larguar nga vendngjara. Aksidenti eshte regjistruar rreth ores 1 te dites se sotme ne vendin e quajtur kryqezimi i shenkollit, ndersa viktime e tij ka mbetur 60 vjecari Dode Lleshi banore i lagjes varosh ne lezhe.

Ne tentative per te dale nga nje rruge dytesore per ne superstrade automjeti tip x6 me targa AA 002 JR qe drejtohej nga Aleks Lala 29 vjec banues ne titrane i ka prere rrugen autovetures land rover me targa te Lezhes 8424 A qe drejtohej nga Dode Lleshi. Perplasja mes dy mjeteve ka qene teper e forte, kjo edhe pershkak se fuoristrada po levizte me shpejtesi tejet te madhe, e per pasoje i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme 60 vjecarit.

Menjehere pas aksidentit 29 vjecari qe drejtonte fuoristraden eshte larguar nga vendngjarja, ndersa policia ka nisur ndaj tije nje procedim penal dhe po punon per kapjen e tij. Ndaj Aleks Lales policia ka referuar materialet ne prokurori per vepren penale ‘shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor me pasokje vdekjen si dhe largim nga vendi i aksidenti.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …