Thursday , 6 August 2020

PËRPLASJA ME ARMË NË PEDONALEN E SHKODRËS, JEPET MASA E SIGURISË PËR TË ARRESTUARIT

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur nga gjykata e shkallës së parë Shkodër, për Ension Buraku, Riad Xheladini, Argjent Rexha dhe Liridon Lushi, të akuzuar për përplasjen me armë me 5 shkurt të këtij viti në qëndër të Shkodrës ku mbeti e plagosur kalimtarja Liliana Jeremia.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masen e sigurise e arrestit me burg në mungesë edhe ndaj shtetasit Mirsad Meta i cili është shpallur në kërkim. Avokati mbrojtës i shtetasit Ension Buraku u shpreh se klienti i tij ka ardhur në Shkodër për tu sqaruar me shtetasin Mirsad Meta me të cilin kishin konflikte që kanë nisur që në shtetin gjerman.

Ension Buraku para trupit gjykues është shprehur se ka qenë Mirsad Meta personi që ka qëlluar i pari, dhe se ai ka dashur të sqarohet me të për konfliktet që kanë nisur që në gjermani. Ndërsa me tu takuar me Mirsad Meten ky i fundit ka qëlluar menjëherë në drejtim të tyre. Ndërsa të arrestuarit Riad Xheladini, Argjent Rexha dhe Liridon Lushi janë shprehur se nuk kanë pas fare dijeni se shoku i tyre kishte armë me vete. Dhe se cdo gjë ka ndodhur menjëherë. Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për caktimin e masës arrest shtëpie nuk është marrë parasysh nga gjykata. Me 5 shkurt 2020 rreth orës 22:40 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës si pasojë e përplasjes me armë mes Mirsad Meta në njërën anë dhe në anën tjetër Ension Buraku, Riad Xheladini, Argjet Rexha dhe Liridon Lushi ka mbetur e plagosur kalimtarja Liliana Jeremia.

Në vend ngjarje janë gjetur 10 gëzhoja. Ndërsa arrestimi tyre është bërë në hyrje të Tiranës po atë mbrëmje pasi ata pas përplasjes me armë janë larguar nga Shkodra me një taksi në drejtim të Tiranës. Ata janë arrestuar në hyrje të qytetit të Tiranës nga një postbllok policie i cili kishte informacion për lëvizjet e tyre. Që nga moment i arrestimit të arrestuarit kanë pranuar autorësin. Ndërsa shtetasi Liridon Lushi I cili është arrestuar në Shkodër një ditë më pas me datën 6 shkurt është shprehur se unë kam qenë rastësisht aty pasi kam njohje me dy palët dhe se nuk kisha dijeni se cfar do ndodhte.

Madje nuk kam njoftuar askënd për asnjë lëvizjes. Ension Buraku ka thënë para hetuesve dhe gjykatës se e kam lënë të takohem për tu sqaruar me Mirsad Meten në qëndër të Shkodrës, dhe se ai ka ardhur me shokët e tij por ata nuk kanë të bëjnë fare me këtë ngjarje. Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit të shtetasit Ension Buraku të cilën në momentine arrestimit e kishte me vete. Ndaj të arrestuarëve rëndojnë akuzat, “Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, “Armë mbajtje pa leje”, “ Bashkëpunim në kryerjen e vepres penale”.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJE NË QYTETIN E SHKODRËS

Një 20 vjeçar është plagosur me armë të ftohtë, ndërsa policia ka arritur të kap …