Tuesday , 6 December 2022

PËRPLASJA ME ARMË ZJARRI NË KALLMET

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.

Vendimi është marrë këtë të mërkure nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Por me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër.

Organi i akuzes ka mbyllur hetimet në lidhje me përplasjen me armë zjarri në Kallmet dhe dosja pritet të dergohet për gjykim. Nga veprimet hetimore të kryera prokuroria ka dalë më konkluzionin se ish-kreu i Njesisë Administrative ka qëlluar ne kushtet e vetmbrojtjes, duke ndryshuar dhe akuzen ndaj tij “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative”.

Ndërsa Altin Marku do të përballet me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës edhe autorin shtetasin Altin Marku.

Lexoni dhe kete

VAU I DEJËS, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “NEUTRALIZIMI”

Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau …